Analiza

A po kopjon Xiaomi kompaninë Apple

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
A po kopjon Xiaomi kompaninë Apple

aaaaDuket sikur kompania kineze Xiaomi po e merr shumë seriozisht epitetin “Apple i Lindjes” duke huazuar shumë karakteristika të Apple. Si fillim shefi ekzekutiv i kompanisë Xiaomi kopjoi nënshkrimin e Steve Jobs, i ulur këmbëkryq në dysheme dhe gjithçka tjetër.

Dhe sikur mos të mjaftonte kjo, tani versioni më i fundit Android nga Xiaomi padyshim që është shumë i ngjashëm me iOS7. MIUI 6 i cili pritet të jetë versioni me i ri i Android nga Xiaomi, duket pothuajse njësoj si sistemi operativ që Apple përdor për smartfonat dhe tabletat e saj.

Ajo përmban të njëjtat ngjyra dhe një dizajn po të njëjtë. Si për “dreq”, Xiaomi ka hequr dhe menunë e aplikacioneve duke bërë që të gjitha këto ti gjeni në ‘homescreen-in” tuaj. Është njëlloj sikur Apple i dorëzoi iPhonin e saj CEO-s së Xiaomi dhe i tha: “Ja tek e ke kopjoje”. I hidhni një sy imazheve të mëposhtme për ta vërtetuar këtë që ne themi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>