Lajmet

A po punon edhe Facebook-u për një lexues të vetin RSS

Jun 14 2013
0 Shpërndarje
A po punon edhe Facebook-u për një lexues të vetin RSS

Me mbylljen e Google Reader më 1 korrik, shumë përdorues janë ende në kërkim të një shërbimi të ngjashëm që do ta zëvendësojë eksperiencën e tyre me këtë lexues RSS, ndërkohë që shumë kompani janë angazhuar të ofrojnë të njëjtin shërbim për ta.

A mund të jetë Facebook-u kompania e radhës që do të ndërtojë një hapësirë ku përdoruesit të kenë mundësi të marrin lajme nga gjithë interneti?

Sipas Tom Waddington, zhvillues uebi për faqen Cut Out + Keep, një kod i ri që gjendet aktualisht në Facebook mund të jetë treguesi se kompania do të lançojë së shpejti një lexues RSS për përdoruesit e vet.

Lexuesi RSS do t’i mundësonte përdoruesve të abonoheshin për të marrë lajmet apo përmbajtje online nga faqe të ndryshme interneti si atyre të lajmeve, organizatave, blogjeve, videove etj.

Waddington shkruan në postimin e tij në blog se ka vënë re një kod për furnizuesit RSS në Facebook. Secila prej tyre shfaqte disa lajme dhe një listë të abonuarish.

“Ajo që është interesante është se kodi e përmend RSS-në në mënyrë të veçantë dhe të ndryshme nga listat ekzistuese të interesit apo ato të miqve,” shkruante Waddington. Ai shtoi se ka provuar të aksesojë furnizuesit RSS përmes API-së, por për momentin ky akses është i kufizuar vetëm për aplikacionet e regjistruara në listën e bardhë.

Deri tani Facebook-u nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë lajm. (PCWorld Albanian)

facebook RRS

Lajmet e fundit>