Lajmet

A po punon edhe Google për një konsolë lojërash

Jun 29 2013
0 Shpërndarje
A po punon edhe Google për një konsolë lojërash

Ka mundësi që në të ardhmen Sony PlayStation 4, Micrsoft Xbox One dhe Nintendo Wii U të ndeshin një konkurrent të ri, sipas të dhënave që vijnë nga disa burime.

Në Wall Street Journal shkruhet se Google po ndërton një konsolë videolojrash bazuar në sistemin operativ Android. Këto raportime vijnë nga burime që kanë lidhje me projektin në fjalë. Google, nga ana tjetër, as nuk e ka konfirmuar por as nuk e ka mohuar këtë raportim.

Thashethemet vijnë pas lançimit të Ouya, një konsolë prej 99 $ që i ka mbledhur fondet në Kickstarter. Ajo funksionon me Android dhe mund të mbahet në pëllëmbë të dorës.

Nëse Google po ndërton vërtet konsolën e vet, do t’i nevojiteshin tejmase përshtypjet e përdoruesve të Ouya-s. Për më tepër, një konsolë me Android do të ishte një zgjidhje e mirë duke qenë se në Play Store ka mbi 100 000 lojra të disponueshme për momentin.

Nëse do të bënim një krahasim, PlayStation 3 ka aktualisht 800 lojëra të disponueshme, të cilat janë shumë herë më të shtrenjta, por duhet theksuar edhe më cilësore, se ato të Android-it. Gjithsesi, Google mund të krijonte një sërë lojërash të tilla për t’i luajtur në TV. Sipas burimeve të Wall Street Journal, Google po punon edhe për zhvillimin e një ore dore dixhitale që funksionon me Android.

Nga ana tjetër, të njëjtat lajme për ndërtimin e një konsole, kanë filluar të qarkullojnë edhe për Apple. Presim që në të ardhmen, tregu i konsolave të popullohet edhe më shumë. (PCWorld Albanian)

google lojra

Tags >

Google
Lajmet e fundit>