Analiza

A po tentojnë LG dhe Samsung të kopjojnë Apple me përdorimin e safire në smartfonët e tyre

May 27 2014
0 Shpërndarje
A po tentojnë LG dhe Samsung të kopjojnë Apple me përdorimin e safire në smartfonët e tyre

AH-Samsung-Galaxy-S5-Logo-1.9Dje ju lajmëruam se kompanitë Samsung dhe LG tashmë kanë vendosur të përdorin materialin prej safiri për ekranet e smartfonëve të tyre. A mos këto dy kompani synojnë të ndjekin hapat e Apple dhe të mbulojnë ekranet e smartfonëve të tyre të ardhshëm me këtë material, për të rritur perfomanën në treg, edhe pse një material i tillë është i kushtueshëm.

Kompania Apple, në shumë pajisje të ndryshme të saj, ka futur në përdorim ekrane, të cilat janë të prodhuara me kristale safiri. Safiri është një ndër materialet me rezistencë më të lartë, pas diamantit. Apple e ka përdorur safirin në ekranin e kamerës së iPhone, për butonin e njohjes së shenjave të gishtërinjve si dhe mendohet se ekrani i iPhone 6 do të jetë i përbërë nga kristale safiri.

Ekranet prej safiri janë më të sigurta, nuk mund të gërvishten apo të thyhen shpejt. Për këtë, edhe gjigantë të tjerë të teknologjisë, si Samsung apo LG kanë vendosur të përdorin ekranet prej safiri në telefonat e tyre inteligjentë.

Por a do të ndryshojë dhe sjellë një rritje të madhe në çmimin e smartfonëve Samsung dhe LG? Kjo mbetet për tu parë kur të zbatohet në realitet bashkëpunimi i këtyre dy kompanive. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>