Analiza

A po zëvendësojnë tabletët, kompjuterët personal?

Jan 10 2012
0 Shpërndarje
A po zëvendësojnë tabletët, kompjuterët personal?

Poll Position, që ka anketuar 1,155 votues të regjistruar në SHBA gjatë javës që shkoi, ka gjetur se 46 për qind e të anketuarve besojnë se tabletët eventualisht do të zëvendësojnë laptopët. Përreth 35 për qind prej këtyre theksojnë se pajisjet si Apple iPad apo Amazon Kindle Fire nuk do të zëvendësojnë laptopët. Pothuajse 20 për qind nuk kanë pasur ndonjë mendim në lidhje me këtë çështje. 

Edhe pse në përgjithësi besohet se të rinjt do të shtyjnë fuqishëm avancimin drejt përdorimit të tabletëve, Poll Position ka gjetur se të vjetrit janë më shumë në dashuri me tabletët e tyre. Në mesin e tyre 18 deri në 29 vejçarët kanë qenë më skeptic në lidhje me zëvendësimin e laptopëve, ndërsa 37 për qind e grupmoshës 30 deri në 44 vjeçar janë shprehur me mëdyshje në këtë drejtim, dhe 30 për qind e grupmoshës prej 45 deri në 64 vjeç kanë shprehur gjithashtu dyshimet e tyre. Vetëm një çerek i atyre mbi 65 vjeç kanë thenë se nuk do të ketë ndryshim, ndërsa në përgjithësi shumica janë pro idesë se do të ketë zëvendësim.

Meshkujt kanë më shumë besim se femrat në atë se laptopët do të zëvendësohen prej tabletëve, ku 53 për qind thonë se do të ndodh, krahasuar me 39 për qind të femrave. Përveç kësaj, Poll Position ka gjetur se një çerek i femrave nuk kanë ndonjë mendim më lidhje me këtë. 

Javën që shkoi, NPD DisplaySearch ka raportuar se 72,7 milion tabletët janë paraqitur në treg. Kjo shifër ishte tejkaluar me lehtësi nga dërgesat e laptopëve, të cilët kanë arritur në 187,5 milion njësi, kurse thuhet se deri në vitin 2017 dërgesat e tabletëve do të arrijnë në 383,3 milion, pike në të cilën ata presin se tabletët ende do të jenë duke ndjekur shitjet e laptopëve, për të cilët pret të shiten 432 milion njësi gjatë këtij viti. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>