Siguri

A thith emri yt më shumë spam se të tjerët

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
A thith emri yt më shumë spam se të tjerët

Eksperti i sigurisë nga Universiteti Cambridge, Richard Clayton, analizoi regjistrat e trafikut të postës elektronike nga Demon Internet dhe zbuloi se personat, emrat e të cilëve nisin me shkronja më të zakonshme, është e mundur që të marrin më shumë spam, në krahasim me ata që kanë një emër me shkronja më të pazakonshme.

Për shembull, statistikat e tij tregojnë se 35 për qind e e-mail të marra nga dikush që quhet Alison do të jenë spam, krahasuar me 20 përqindëshin e marrë nga dikush që quhet Zadie edhe pse të dy mund të përdorin të njëjtin shërbim për e-mail. Kjo bie në kontradiktë me teoritë e mëhershme që thonë se për spam-erët është i rëndësishëm nga një seksion i adresës pas simbolit @. “Marmosetët dhe Pelikanët marrin diku rreth 42% spam (duke konsideruar M dhe P si shkronja të popullarizuara për emrat e njerëzve, kurse Kuagat vetëm 21%. Ka shumë pak Quentin, sikurse ka pak Zack,” thotë Clayton në vazhdimin e tij në një postim blogu, duke përmirësuar nocionin (të raportuar gabimisht këtu) se renditja alfabetike ishte e përfshirë në një rritje të sulmeve spam. Clayton pretendon se spamerët mbështeten në sulme të tipit “Rumplestiltskin”, ku ata kërkojnë përmes fjalorit, duke hamendësuar emra drejt të cilëve do të dërgojnë spam, të cilët ka shumë mundësi të jenë emra të vërtetë. Këshilla e Claytonit për personat e ngopur me spam: Zgjidhni emrin e përdoruesit me më shumë kujdes!

Lajmet e fundit>