Siguri

A e dini se disa aplikacione në Facebook ju vjedhin të dhënat?

Aug 20 2009
0 Shpërndarje
A e dini se disa aplikacione në Facebook ju vjedhin të dhënat?

Sulmet e tilla që u përmenden më lartë, rrallëherë kufizohen në një fushë betejë të vetme. Pra ku shkojnë këta njerëz për të gjetur viktima kur nuk kanë shumë punë duke dërguar spamm?…Pra, natyrisht tek rrjeti social numër një në botë.
Po pra, Facebook me miliona përdoruesit e tij dhe platformat e ëmbla për të krijuar aplikacione e bëjnë vendin më të përshtatshëm për të vendosur një biznes të mirë për spamerë.

Trend Micro ka kuptuar shumë vjedhje të informatave të cilat i kanë tërhequr njerëzit drejt ueb faqeve mashtruese Facebook, në mënyrë që të vjedhin informata prej tyre. Por tani gjërat kanë ndryshuar dhe peshkatarët e informatave tuaja po e bëjnë punën e tyre prej së brendshmi.

Deri më tani hulumtuesit pranë Trend Micro kanë zbuluar tri aplikacione që funksionojnë në platformën e aplikacioneve të Facebook. Ato mund të vendosin paralajmërime në kohën tuaj të funksionimit, sikurse të ishin aplikacione legale. Por peshkimi real bëhet jashtë faqes dhe pamja që ofrohet është vërtetë, vërtetë shumë bindëse dhe pastaj ju ktheheni përsëri prapa tek profili juaj në Facebook. Duken mjaftë aplikacione të pafajshme, por në momentin që ju fusni kredencialet tuaja, mundeni vetëm të paramendoni planet që i ka dikush me to.

Në momentin që Facebook kupton se diçka e tillë është duke ndodhur, aplikacioni automatikisht fiket shumë shpejt. Por ato mund të paraqiten sërish, me emra të ndryshëm dhe me mashtrimet e njëjta.
Si të mbroni veten? Shumë antivirus përfshijnë disa elemente të mbrojtjes kundër peshkimit, por ju gjithashtu mund të përdorni edhe mbrojtje shtesë përmes WebOftrust ose përmes LinkScanner të AVG-s. Ata do të ju lajmërojnë menjëherë me paralajmërime të mëdha dhe me shenja të kuqe, kur ju gjendeni në një ueb faqe që është e rrezikshme.

Përveç kësaj keni kujdes çfarë aplikacione instaloni dhe sigurohuni që ju fusni vetëm në Facebook.com emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Nëse domeni në shiritin e adresës së shfletuesit tuaj nuk përshtatet, keni kujdes!

Lajmet e fundit>