Blog

A ka apo s’ka privatësi në Facebook?

Jan 19 2011
0 Shpërndarje
A ka apo s’ka privatësi në Facebook?

Facebook aplikacioni i cili po përhapet se fundi, Views thotë se tregon numrin e personave që kane shikuar profilin e përdorurit. Përveç se ky tregim është mashtrues, siç tregohet edhe nga numri i njëjtë që jepet si rezultat i atyre që kinse paskan shikuar profilin tuaj, ky aplikacion dhe aplikacionet tjera të ngjashme, marrin qasje pothuajse të plotë në informatat që ju apo të tjerët kanë postuar për ju në Facebook.

Skandali më i ri i Facebook është ofrimi i adresave të shtëpisë dhe numrave të telefonit, aplikacioneve dhe krijuesve të tyre, siç është rasti me mashtruesit prapa aplikacionit Views. Këto aplikacione mund te krijohen nga kushdo, dhe duke gjykuar nga niveli i ulët i vlerës që e ofrojnë, në shumicën e rasteve qëllimi kryesor është mashtrimi (në atë që e premtojnë) dhe vjedhja e informatave personale. Siç tregohet në paralajmërim, për të përdorur Views, Facebook (me klikimin tënd afirmativ) ju duhet t’i ofroni atij qasje në profilin tuaj, duke i mundësuar kështu qasje në të dhëna si: “emrin, fotografinë, gjininë, rrjetet, emrat e miqve, dhe të gjithë informatat tjera qe [i keni] ndarë me të gjithë.” Për më tepër, Views mund t’i qaset shënimeve tuaja edhe nëse nuk e hapni aplikacionin. Pra një parajsë e vërtete për kërkuesit e këtyre informatave.

Situata dikur ishte edhe më keq. Dikur edhe informatat e të gjithë miqve kanë qenë në dispozicion, edhe ne rastet kur ato kanë qenë në limitin më të madh të mundshëm. Një aplikacion tjetër i krijuar kohë më parë nga American Civil Liberties Union, një organizate që merret me promovimin e të drejtave të njeriut, duke përfshi edhe privatësinë, i demonstroi këto koncepte përmes What Do Quizzes Really Know About you? (Çfarë me të vërtetë dijnë kuzet rreth jush?). Zhvilluesit e këtij aplikacioni e kanë parasysh ironinë e përdorimit të një Aplikacioni në Facebook për të treguar rrezikun e të njëjtave.

Sot duket se situata është përmirësuar qysh prej kohës së krijimit të këtij aplikacioni, por kjo është edhe rezultat i përzgjedhjes së opsioneve shumë strikte që kam bërë unë e te cilat nuk kane ekzistuar më parë, që jo te gjithë mund ta kenë bere.

Si rezultat i kësaj, e disa problemeve tjera, parimi bazë që duhet ta keni karshi Facebook-ut është që çfarëdo që keni në Facebook, konsiderojeni se është publike, pra e qasshme nga kushdo. Forconi nivelin e privatësisë (Account> Privacy Settings) në nivelin më të lartë, “Friends only”. Pastaj konfirmoni zgjedhjet që i keni bërë duke i ndjekur instruksionet në Reclaim Privacy. Mos pranoni aplikacione të zhvilluara nga palë të treta. E kur alternativa me kod te hapur dhe e decentralizuar, Diaspora*, të jete gati për publikun e gjere, kaloni atje. Te dhënat tuaja nuk do të kontrollohen nga një kompani e cila të vetmin synim e ka çmimin sa më të lartë për privatësinë tuaj. Dhe më e sigurta fare ne fund, mos postoni informata që nuk doni të jene publike.

Lajmet e fundit>