A mundet Androidi të bëjë punë të vërtetë në Linux apo është thjesht një lodër?

Dec 19 2010
0 Shpërndarje
A mundet Androidi të bëjë punë të vërtetë në Linux apo është thjesht një lodër?

Posedimi i një llaptop me vete është i pëlqyeshëm gjatë rrugëtimeve të largëta, por pse të mos shkojmë në paisje edhe më të lehta për bartje me si p.sh. një smartphone ose tabletë? A mundet Androidi të shërbejë si një platformë për udhëheqjen e serverëve? Androidi është i mbështetur në Linux dhe në burim të hapur, kështu që vërehet se ai duhet të jetë i natyrshëm për udhëheqje portative.

Që të dy sistemet operative që përdorin iOS i Apple dhe Android i Google ishin dizajnuar që nga thelbi me parimin e ndërtimit të platformave mobilerike. Apple ka përdorur iOS për drajverët tabletike të iPadit dhe pakon e Apple TV-së, ndërsa Google është mbështetur në një numër të drajverëve që ishin në treg për tabletën e Androidit dhe ofroi prodhimin e vet Google-TV nga Logitech dhe Sony. Duket qartë se Apple dhe Google janë  duke u ballafaquar kokë-me-kokë në shumë fusha. Kështu që a janë këto thjesht lodra apo këto vegla mund të kryejnë punë të vërtetë?

Çfarë është Androidi në të vërtetë?

Derisa shumë e lidhin Androidin drejtpërdrejt me Google-in, ju mbase nuk e di që ai ishte zhvilluar nga Android Inc, një ndërmarrje e blerë nga Google në vitin 2005. Sistemi operativ i Androidit është i mbështetur në një bërthamë të ndryshuar Linuxit dhe ekziston nën shenjat e Projektit me Burim të Hapur për Android (ang. Android Open Source Project ose shkurt AOSP). Për të pasur një njohuri më të thellë për Androidin ju duhet të lexoni një postim të botuar së fundi nga punëtori i Google-it Tim Bray.

Linuxi është në zemrën e Androidit. Në fakt çdo lëshim i Androidit është i mbështetur në një version të veçantë të bërthamës Linux megjithëse të ndryshuar. Ka pasur shumë çështje përgjatë rrugës në ndryshimet e bërthamës së Google-it me disa kode të fshira për pjesën kryesore.

Androidi, si çdo sistem operativ, ka lëshuar një numër të versioneve. Versioni i fundit është 2.3 (Gingerbread). Është e sigurtë të thuhet se Androidi është i mbështetur në një bërthamë të ndryshuar të Linuxit.Lëshimet kanë ardhur në një cikël relativisht të shkurtër ashtu siç është paraqitur më poshtë:

1.1    9 shkurt 2009        Lëshimi Publik      Fillestar
1.5    30 prill 2009              Lëshimi                   2.6.27
1.6    15 shtator 2010       Donut                     2.6.29
2.0    26 tetor 2009           Eclair                       2.6.29
2.1    12 janar 2009                                            2.6.29
2.2    20 maj 2010             Froyo                       2.6.32
2.3    6 dhjetor 2010        Gingerbread           2.6.35

Vetëm për dy vjet kanë qenë 7 pika të lëshimit të sistemit operativ të Androidit. Ky është një numër mjaft i madh i lëshimeve, nëse e krahasojmë me sistemin operativ Windows të Microsoftit dhe ciklin e tyre të lëshimeve. Skuadra e Androidit ka arritur që gjithashtu të mbajë një qasje të afërt me përditësimet e bërthamës së Linuxit. /pcwordlabanian

Lajmet e fundit>