Analiza

ABI: Android tejkalon iPad-in në garën me tabletë

Sep 28 2013
0 Shpërndarje
ABI: Android tejkalon iPad-in në garën me tabletë

iPad, që për një kohë ishte si tableti më i shitur në botë, ka arritur të kryesojë tregun: Android ka marrë udhëheqjen në tabletët e shitur dhe në paratë që njerëzit kanë dhënë për t’i blerë tabletët me këtë sistem operativ.

A mundet Apple që të rikthehet, apo mbet në vendin e dytë, sikur me smartfonët? Numrat e rinj vijnë nga hulumtimi i ABI-së, që raporton që ky ndërrim kritik u bë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013.

Tabletët me Android kanë tejkaluar iPadin në vëllim dhe paratë totale që konsumatorët kanë dhënë për tabletët ishte ndarë në mes të kësaj dyshjeje.

Nuk është lajm i mirë për Apple, por shifrat mund të tregojnë diçka. Asnjë prodhues i vetëm i tabletëve nuk iu afrohet numrit të tabletëve që prodhon Apple.

Android shitet më tepër se sa tabletët e Apple, por ekosistemi është i ndarë mes Samsung, Amazon, Asus dhe të tjerëve. iPad dhe iPad Mini mbase janë modelet më të mira. Android mund të ketë më tepër prani në treg, pasi që është pjesë e pajisjeve të shumë prodhuesve.

Kur bëhet fjalë për paratë, duhet të merret parasysh që në vitin 2013, Apple kishte reklamuar në masë të madhe iPad Mini-n e vet me çmim të ulët.

ABI Research vlerëson që 60 për qind e iPad-ve të shitur në tremujorin e parë të vitit 2013 ishin të modelit Mini, për shkak të çmimit më të ulët. Por megjithë këto fakte, nuk mund të mohohet që Android ka marrë udhëheqjen në një mënyrë kuptimplotë.

Është përfolur që një iPad i rifreskuar pritet të vijë muajin e ardhshëm. Kjo do të mund t’i jepte shtytje nevojave të Apple për të rimarrë vendin e parë. (PCWorld Albanian)

tablet

Lajmet e fundit>