Analiza

ABI Research: iPhone 5S, smartfoni më i përdorur dhe më i famshëm në botë

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
ABI Research: iPhone 5S, smartfoni më i përdorur dhe më i famshëm në botë

gsmarena_001Sipas një raporti të realizuar nga ABI Research thuhet se iPhone 5S është smartfoni më i famshëm në botë. Duhet theksuar se raporti është realizuar vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, kështu që nuk përfshin modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S5, i cili nuk ishte në dispozicion atëherë.

Bazuar nga të dhënat e këtij raporti thuhet se telefoni i Apple, iPhone 5S, kryeson listën e 20 telefonëve më të përdorur. Ai pasohet nga Samsung në vendin e dytë me telefonin inteligjent Samsung Galaxy S4, dhe në vendin e tretë me Galaxy S3, i cili ndiqet më pas nga Samsung Galaxy S4 LTE. Vendin e 5-të të kësaj renditje e zë versioni 8 GB i iPhone 5S.

Disa nga prodhuesit e tjerë të mëdhenj të përfshirë në këtë listë janë kompania Sony dhe Xiaomi. Krahasuar me vitin e kaluar kësaj tabele i mungon kompania kineze Huawei. iPhone 5S mbetet telefoni më i famshëm në gjithë botën, dhe dyshohet se kjo radhitje do të ndryshojë edhe kur në treg të paraqitet iPhone 6. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>