Harduer

ABI Research: Tabletët Windows nuk do të jenë alternativë e preferuar në treg

Apr 15 2013
0 Shpërndarje
ABI Research: Tabletët Windows nuk do të jenë alternativë e preferuar në treg

Sipas një raporti të ABI Research, kompani e specializuar për kërkime në tregun global të teknologjisë, tregu i tabletëve do të shënojë këtë vit një rritjë prej 38% në 150 milion njësi, por mesa duket Microsoft-i nuk do të ketë mundësi të përfitojë nga kjo rritje kërkese pasi aktualisht tabletet Windows, tabletet BlackBerry si dhe implementimet me “sisteme operative të paidentifikuara” përbëjnë vetëm 3% të tregut total.

Në raportin e ABI Research është vlerësuar se numri total i tabletëve që do të shiten ne vitin 2013 do të jetë 150 milion që kanë një vlerë prej 64 miliard dollarë. Kjo do të thotë se të ardhurat e tabletëve mund të rriten me 28%.

Vitin e kaluar 60% e tabletëve përdornin sistem iOS, 37% sistem Android, vetëm 3% e tyre kishin sistem Windows ose ndonjë sistem tjetër.

Për këtë vit është shumë e qartë se preferencat e njerëzve janë zhvendosur drejt tableteve Android dhe Apple dhe me siguri do të marrë masat e duhura pasi e ndjen se po i afrohet konkurrenca. Nuk pritet që tabletët Windows të tërheqin shumë vëmendje.

Samsung-u pritet që të ketë me të vërtetë shumë sukses dhe strategjia që po ndjek për tabletet mund të dyfishojë pjesën e tregut që kompania zotëron.

Në qoftë se do të bazoheshim tek shitjet aktuale të tabletëve mund të themi se tabletët që do të shiten këtë vit do të jenë të vegjël. Deri tani tabletët e preferuar më tepër nuk janë më të mëdhenj se 7 inç.

Ky ndoshta është një lajm i mirë për Microsoft-in, pasi kompania po bën plane për prodhimin e një tableti Surface 7 inç që sigurisht do të kushtonte më pak. Në rast se shifrat e parashikuara nga ABI Research janë të sakta, Microsoft-i do ta ketë shumë të vështirë të jetë një alternativë e preferuar në tregun e tabletëve. (PCWorld Albanian)

Panasonic's 4K Windows 8 tablet

Lajmet e fundit>