Lajmet

Abonentët e China Mobile dërguan 607 miliardë SMS vitin e kaluar

Mar 20 2009
0 Shpërndarje
Abonentët e China Mobile dërguan 607 miliardë SMS vitin e kaluar

China Mobile është një dritare e sjelljes së përdoruesve kinezë të telefonave dhe mburret se ka më shumë abonentë se sa që kanë shtetet e tjera popullsi.

Në fund të muajit Janar, kompania raportoi 463.92 milionë abonentë duke qenë kështu ofruesi më i madh i shërbimeve për një komb me 650 milionë përdorues të telefonisë mobile.

Vitin e kaluar, abonentët e China Mobile dërguan 607.1 miliardë SMS, duke e rritur shifrën për 100 milionë për dallim nga viti i kaluar, shkruhet në raportin vjetor të 2008-s.

Abonentët kanë shkarkuar më shumë se 76 milionë melodi, ndërsa 41.49 milionë kanë paguar për t’i lexuar gazetat në telefonin celular.

Lajmet e fundit>