Lajmet

Abonentët e Office 365 do të përfitojnë hapësirë pa limit në Cloud

Oct 28 2014
0 Shpërndarje
Abonentët e Office 365 do të përfitojnë hapësirë pa limit në Cloud

1022_MicrosoftNëse jeni një përdorues dhe abonent i Office 365, bëhuni gati të ruani një pjesë të madhe të të dhënave tuaja më të rëndësishme në Cloud, sepse tashmë ju e keni këtë mundësi. Microsoft njoftoi se abonentët e Office 365 do të fitonin falas hapësirë pa limit të Cloud përmes shërbimit OneDrive të kompanisë. Ekspansioni i shërbimit tashmë po lançohet edhe për llogaritë Home, Personal dhe për Studentët.

Microsoft tha se do të ofronte këtë opsion në muajt në vazhdim, por nëse ju nuk mund të prisni, mund të regjistroheni për të qenë pjesë e valës së parë të konsumatorëve me hapësirën online të pa limtuar. Microsoft theksoi se qëllimi i tyre ishte të qëndronin lider në këtë shërbime duke ofruar njëherazi edhe shërbimin më të mirë të produktivitetit përmes Office 365. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>