Lajmet

Abstractism largohet nga Steam, akuzohet se ishte një cryptominer

Jul 31 2018
0 Shpërndarje
Mekanikët e lojës ishin fokusuar në inkurajimin e përdoruesve për të luajtur lojën sa më shpesh ose për kohë të gjata. Abstractism largohet nga Steam, akuzohet se ishte një cryptominer

Steam reagoi ditën e sotme duke larguar lojën Abstractism nga dyqani pas akuzave se kjo e fundit në fshehtësi po përdor kompjuterat e përdoruesve për të gërmuar kriptomonedha.

“Kemi hequr Abstractism nga dyqani dhe larguar zhvilluesit nga Steam për shitjet e një kodi të paautorizuar,” tha një zëdhënës i Steam.

Eurogamer raportoi për herë të parë bazuar në një video të Youtuberit SidAlpha i cili tregonte sesi loja përdor sasi të larta të resurseve grafike dhe procesorike edhe pse konsiderohet si lojë e thjeshtë teknikisht dhe vizualisht.

Mekanikët e lojës ishin fokusuar në inkurajimin e përdoruesve për të luajtur lojën sa më shpesh ose për kohë të gjata.

Kritikat e shumta ndaj Abstractism shtuan më tej dyshimet për diçka të pazakontë me lojën.

Të gjitha gjasat ishin që loja kishte kod të paautorizuar, që mund të jetë një cryptominer. Steam ka vendosur të mbajë të fshehura arsyet e largimit të lojës. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>