Harduer

Acer Chromebook CB5 shfaqet papritmas, fuqizohet nga një proçesor Tegra K-1

Jun 23 2014
0 Shpërndarje
Acer Chromebook CB5 shfaqet papritmas, fuqizohet nga një proçesor Tegra K-1

chromebook-tk1-6-710x532Deri tani laptopët ChromeBook janë dominuar nga çipet Intel dhe Exynos-ët e Samsung-ut. Nëse një distributor suedez Komplett.se ka të drejtë, NVIDIA së shpejti mund ti bashkohet ChromBook-ëve me një pajisje që do të fuqizohet nga proçesorët Tegra K-1.

Sipas informacioneve të publikuara në uebfaqen e lart përmendur Acer Chromebook CB5 është pajisja e ardhshme që do të ketë në përbërje proçesorin Tegra K-1 së bashku me 4 GB RAM, një Solid Drive 32 GB dhe një ekran 13.3 inç HD. Duke gjykuar në bazë të imazheve të paraqitura gjithashtu kemi edhe një dalje për kufje, dy porta USB që me shumë mundësi do të jenë të gjeneratës 3.0 dhe një portë Ethernet.

Sa e vërtetë mund të jetë kjo? Ndërsa ne e pranojmë që nuk është 100 % i sigurtë informacioni i servirur, imazhet duken shumë zyrtare. Në bazë të informacioneve zyrtare që kemi, thuhet se laptopët Chromebook të parë do të jenë të disponueshëm nga data 1 gusht.

Duke patur në konsideratë faktin se akoma nuk ka asnjë produkt komercial që fuqizohet nga proçesori Tegra K-1 në treg, mbetet për tu parë sesi CB5 do të performojë krahasuar me alternativat e tjera që fuqizohen nga proçesorët Intel, megjithëse nëse kanë një çmim të arsyeshëm mundet të përbëjnë një sukses më vete për kompanitë në fjalë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>