Harduer

Acer: Do të prodhojmë smartfonin Windows Phone, nëse sistemi arrin 15% të tregut në Europë

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
Acer: Do të prodhojmë smartfonin Windows Phone, nëse sistemi arrin 15% të tregut në Europë

gsmarena_001Strategjia e Acer në prodhimin e smartfonëve momentalisht është e fokusuar në prodhimin e pajisjeve me Android OS, por kjo mund të ndryshojë nëse Windows Phone arrin 15 % të tregut në Europë. Zv/Presidentit i divizionit të smartfonëve brenda kompanisë, Allen Burnes, tha në një intervistë se Acer kërkon të shohë më shumë kërkesë nga përdoruesit për Windows Phone përpara se ata të marrin përsipër rrezikun e të prodhuarit të smartfonëve me platformën e Microsoft-it.

Acer Allegro është i vetmi smartfon Windows Phone që ka prodhuar kompania deri tani. Sipas një raporti të fundit nga ABI Research, shitjet e Windows Phone janë dyfishuar në një vit. Raportet nga Strategy Analytics dhe Kantar Panel gjithashtu ndajnë të njëjtat statistika.

Jo çdokush ndan të njëjtin vizion me Acer përsa i përket Windows Phone. Përflitet se Sony është në bisedime me Microsoft-in për të prodhuar pajisje Wndows Phone nën markën Vaio. Një foto zyrtare e një smartfoni Samsung Windows Phone është publikuar dje në internet. Përveç Nokia-s, Microsoft-i nuk ka marrë shumë “dashuri” nga prodhuesit e tjerë të harduerit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>