Biznes

Acer krijon kapelen “Sombrero Selfie”, perfekte për të shkrepur selfie

Sep 13 2014
0 Shpërndarje
Acer krijon kapelen “Sombrero Selfie”, perfekte për të shkrepur selfie

accerselfie Në periudhën kur fenomeni “selfie” po arrin kulmet, kompania Acer në bashkëpunim me dizenjatorin e famshëm Christian Cowen-SanLouis ka krijuar kapelen “selfie”.

Kapelja ngjyre rozë me xixa e tipit “sombrero” ka në pjesën e përparme, le të themi të varur, një tablet Acer Ironic.

Ky produkt kaq interesant mendohet se do të marrë pjesë dhe në javën e modës në Londër. Me anë të kësaj kapele, tepër të bukur nga ana estetike, ju mund te shkrepni selfie duke klikuar në ekranin e tabletës.

Më herët këtë muaj,kompania e quajtur JD Beauty lançoi furçën e flokëve “Brush Selfie”. Por kapelja selfie e vendos në një nivel tjetër fenomenin e selfive.

accerselfieIIZgjedhja e formës së kapelës nuk ishte e paqëllimshme, pasi këtë lloj kapele ju mund ta rrotulloni 360 gradë ndaj mund të shkrepni selfie nga çdo kënd që ju mundeni.

Gjithashtu ekrani i pajisjes është relativisht i madh dhe në një sombrero vendoset në largësinë e duhur nga sytë e njeriut. Pasi të keni shkrepur foton me anë të tabletës mund ta shpërndani direkt foton në rrjetet sociale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>