Harduer

Acer lançon Chromebox-in e ri për 300 dollarë

Apr 16 2018
0 Shpërndarje
Siç kemi dëgjuar në CES, ka tre opsione të procesorit Intel Core: Intel Celeron 3865U, Intel Core i3 7130U, ose Intel Core i5 8250U. Versioni bazë ka 4GB RAM, por mund të zgjidhni deri në 16GB RAM. Versioni me Intel gjenerata e tetë kushton 744.99 dollarë. Acer lançon Chromebox-in e ri për 300 dollarë

Acer lançoi  një desktop të ri të Chrome OS në janar në CES, dhe sot kemi më shumë informacion për lirimin e çmimeve. Acer Chromebox CXI3 tani është në dispozicion për parapagim, dhe kushton 297.99 $ për variantin më bazik, të zbuluar nga ChromeUnboxed.

Siç kemi dëgjuar në CES, ka tre opsione të procesorit Intel Core: Intel Celeron 3865U, Intel Core i3 7130U, ose Intel Core i5 8250U. Versioni bazë ka 4GB RAM, por mund të zgjidhni deri në 16GB RAM. Versioni me Intel gjenerata e tetë kushton 744.99 dollarë.

Ka tre porta USB 3.0, dy porta USB 2.0 dhe një portë USB-C 3.0. Ekziston edhe një port për një kabëll HDMI, LAN për Gigabit Ethernet, kufje/mikrofon dhe një vend i kartës microSD. Ajo vjen me një mbeshtetje vertikale dhe një paisje shtesë të instalimit VESA, kështu që ju nëse dëshironi mund ta bashkoni Chromebox në anën e pasme të monitorit tuaj.

Acer Chromebox CXI3 është në dispozicion për parapagim nëpërmjet NextWarehouse dhe TigerDirect ,të cilat do të ndiqen së shpejti edhe nga pika të tjera shitjeje. Ndërsa çmimet në TigerDirect e çmojnë Chromebox me çmimin më të ulët prej $ 297.99, me $ 10 për transport, NextWarehouse e ofron versionin bazë për $ 308.53 dhe  me transport falas. /PCWorld Albanian

Tags >

intel
Lajmet e fundit>