Harduer

Acer lëshon ultrabookun më të hollë në botë

Jan 9 2012
0 Shpërndarje
Acer lëshon ultrabookun më të hollë në botë

Aspire S5 është ultrabooku i dytë që Acer e ka lajmëruar gjatë ditës së djeshme në konferencë për shtyp përpara fillimit zyrtar të Shfaqjes së Elektronikës Konsumuese. Me ultrabookët që janë shumë të ngjashëm në madhësi dhe formë me njeri-tjetrin, hollësia ka qenë ndryshimi kyç. Acer mburret që pajisja është vetëm 15 milimetra në pikën e vet maksimale. Si Acer Timeline Ultra, ai ofron një qasje të çastit, duke e mundësuar ndezjen brena 1.5 sekondave. Pajisja do të ketë qasjen e njëjtë në shërbimet cloud nga AcerCloud.

Ky ultrabook që është aq i hollë peshon më pak 1.36 kg dhe është i ndërtuar me paraqitje LCD prej 13.3 inçësh. Ai do të ketë gjithashtu një port HDMI, USB 3.0 dhe një lidhje Thunderbolt. Aspire S5 do të fillojë të dalë në treg gjatë çerekut të dytë të këtij viti./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>