Harduer

Acer Liquid A1 do të punojë me Android 1.6

Nov 5 2009
0 Shpërndarje
Acer Liquid A1 do të punojë me Android 1.6

Ne e kemi fjalën për celularin e Acer, Liquid A1, i cili pritet të paraqitet në Evropë gjatë javëve të ardhshme. Liquid A1 është smartphone i parë i bazuar në Android që do të ndërtohet rreth një çipseti Qualcomm Snapdragon.

Dhe megjithëse CPU-ja ka 768 MHz, kjo është shumë më shumë sesa që përmbajnë celularët tjerë nga konkurrenca.

Për çudi, Acer ka hedhur poshtë mundësinë për të avancuar në Android 2.0 (Eclair), dhe Liquid A1 në vend të kësaj do të punojë në bazë të sistemit Android 1.6 (Donut).

Kjo e vendos këtë celularë një gjeneratë prapa Droid-it dhe smartphonëve tjerë të radhës për Android 2.0, megjithëse kjo mund të ndryshojë në kohën kur do të paraqitet A1. Acer ka treguar edhe disa detaje duke u cituar rreth një ndërfaqeje të re që do të ofrojë qasje të lehtë në argëtim dhe internet.

Nuk ka ndonjë fjalë ende rreth çmimit.

Lajmet e fundit>