Harduer

Acer po ndërton një tablet Android me çmim të lirë

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Acer po ndërton një tablet Android me çmim të lirë

Përfaqësues të Acer kanë thënë se kërkesat për produktet Windows 8 nuk janë aq të larta në këtë periudhë.

Tani një raport tjetër tregon se kompania ka në plan të ofrojë një tablet të ri me Windows 8, i cili është më i lirë se këto që ka aktualisht. The Wall Street Journal raporton se Acer do ta nxjerrë këtë tablet nga fillimi i vitit 2013.

Nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për sa i përket specifikave apo çmimit deri në këto momente, por flitet që mund të ketë një një çmim prej 99 dollarë. Acer lançoi tabletin e vet Iconia W700 më herët këtë vit me një cmim fillestar 799 $.

Kjo është gjithashtu një nga kompanitë e pakta që ka nxjerrë produkte Windows 8 me processor Intel Clover Tail.

Në të njëjtin raport të The Wall Street Journal përmendet se tableti Android e Acer do të kushtojë 99 $, do të ketë processor 1.2 GHz dual core dhe një ekran 7 inç me një rezolucion 1024×600.

Planet për tabletin me çmim të ulët filluan këtë vjeshtë, si reagim ndaj çmimeve të ashpra të paraqitura nga sfiduesit.

Kjo shënon një anim të strategjisë për Acer-in me bazë në Taipei, që ka qenë duke punuar gjatë pjesës më të madhe të këtij viti për të rritur tepricat e veta të fitimit me produktet e veta. (PC World Albanian)

Acer

Tags >

acer
Lajmet e fundit>