Harduer

Acer pregatit PC të ndjeshëm në prekje për Windows 7

Aug 23 2009
0 Shpërndarje
Acer pregatit PC të ndjeshëm në prekje për Windows 7

Ndër risitë më të mëdha të Windows 7 është dhe mënyra e re e integrimit të ndërfaqes së ndjeshme në prekje me këtë sistem operativ. Duke shfrytëzuar këtë, thuhet se Acer është gati të hedhi në treg tri modele të reja së bashku me sistemin e ri operativ të Microsoft. Sipas Shih Hung-wu, manaxherit të projektit për Acer, pajisje të tilla janë një alternativë më pak e kushtueshme e tablet PC-ve.

Gjithashtu Acer është duke kryer kërkime në teknologjinë e paneleve të ndjeshme në prekje me zhvillim qelizor. Kjo teknologji lejon integrimin e paneleve të ndjeshme brenda LCD-së, duke ulur koston krahasuar me vendosjen e tyre mbi panelin LCD.

 

Lajmet e fundit>