Harduer

Acer prezanton tabletin Iconia A3 dhe smartfonin Liquid S2

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
Acer prezanton tabletin Iconia A3 dhe smartfonin Liquid S2

acerGjatë kësaj periudhe Acer ka kënaqur konsumatorët me produktet e veta interesante qoftë tabletë ose hibridë si Iconia W3 me sistem Windows 8 apo Aspire R7 me ekran të lëvizshëm, gjithashtu dhe smartfonin Liquid S2.

Së fundmi kompania ka vendosur të lançojë në muajin tetor tabletin e ri Acer Iconia A3 që nuk është aq inovativ sa produktet e përmendura më sipër, megjithatë ka parametra cilësore.

Bëhet fjalë për një tablet 10 inç me sistem Android 4.2 Jelly Bean, 4 procesorë (quad-core). Iconia A3 do të ofrohet për përdoruesit në dy versione 16 GB dhe 32 GB.

Karakteristikat e veçanta të këtij tableti janë:

“Acer IntelliSpin”, kështu ka vendosur kompania të quajë aftësinë e tabletit për të kuptuar sesi duhet të rrotullohet ekrani në mënyrë që të përputhet me orientimin e tabletit edhe kur është i shtrirë.

Acer “Touch WakeUp” është funksionaliteti që u siguron përdoruesve akses të shpejtë ndaj aplikacioneve të tyre të preferuar kur tableti është në gjendjen “sleep mode”.

Në linjën e produkteve të prezantuar nga Acer përfshihet dhe një smartfon gjigant i quajtur Acer Liquid S2.

Pajisja suporton një ekran 6-inç, me përmasa 1920×1080 piksel, një kamerë 13-megapiksel nga mbrapa bashkë me një kamerë 2MP nga përpara, një flash LED, një procesor me katër bërthama 2.2 GHz, 2 GB RAM dhe një hapësirë ruajtëse 16 GB.

Pretendohet të bëhet i famshëm për shkak të cilësive të kamerës që ai ka, duke filluar nga aftësia e regjistrimit të videove me rezolucion 4K. Acer pretendon se është i vetmi që e ka atë aftësi. Kamera gjithashtu mund të regjistrojë video HD deri në 60 FPS, por gjithashtu edhe të kap panorama deri në 27 megapiksel.

acer liquid s2

Liquid S2 punon me Android 4.2.2 dhe përfshin një tërësi të aplikacioneve dhe ndërfaqeve të Acer, duke përfshirë edhe ndërfaqet Acer Float UI të përdoruesve, Acer Data Traffic Manager të menaxhimit të trafikut dhe Acer Print të printimit. Acer Liquid S2 do të vijë në ngjyrën e zezë dhe të kuqe dhe pritet nga fundi i tetorit. Çmimet ekzakte nuk janë zyrtarizuar ende. (PCWorld Albanian)

Tags >

acer
Lajmet e fundit>