Harduer

Acer shtyn lançimin e tabletëve Windows RT

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Acer shtyn lançimin e tabletëve Windows RT

Acer deklaroi ditën e martë se do të vonojë lançimin e tabletëve të tij Windows RT deri të paktën tremujorin e dytë të vitit 2013.

Prodhuesi tajvanez kishte planifikuar të lançonte tabletët Windows RT të bazuar në ARM në fillim të vitit 2013.

Tashmë, kompania ka vendosur të shtyjë planet e saj për të parë reagimin e konsumatorëve mbi tabletin Surface.

Presidenti i Acer, Jim Wong tha për Reuters: “Fillimisht kishim një plan tepër të fuqishëm për të hyrë në treg në fillim të vitit tjetër por, për shkak të Surface, sektori ynë i kërkimit dhe zhvillimit është tepër i zënë dhe ne po tregojmë kujdes.”

Periudha e lançimit është shtyrë nga tremujori i parë i vitit tjetër, në atë të dytin.

Wong e zgjeroi më tepër shpjegimin e tij duke thënë: “Aktualisht po shohim ecurinë e Surface. Jemi duke vëzhguar pranueshmërinë e RT-së nga konsumatorët.”

Ndërsa Windows 8 po rezulton një sukses i vërtetë, me mbi 4 milionë kopje të shitura në vetëm tre ditë, verdikti i konsumatorëve mbi Surface dhe Windows RT mbetet ende për t’u parë. (PCWorld Albanian)

Tags >

acer
Lajmet e fundit>