Biznes

Acer, Toshiba & Asus me tabletën e re Windows 8 në Computex

Jun 4 2012
0 Shpërndarje
Acer, Toshiba & Asus me tabletën e re Windows 8 në Computex

Ka opinione të ndryshme përsa i përket sistemit të operimit të Windows si desktop. Gjatë kohës që shumë njerëz e konsiderojnë bashkimin midis Metro dhe Desktop shumë të çuditshëm, duhet thënë se edhe kritikët më të mëdhenj e pranojnë se potenciali i Metro në tableta është shumë i madh. Ka pasur 3 rishikime deri tani, duke dhënë një ide të qartë se si do të jetë ky sistem operimi. Gjithësesi pajisjet mund t’i japin probleme, ose më mirë të “thyejnë” tabletën e Microsoft.

OEM e PC janë penguar me këmbët te tyre, duke u përpjekur të kënaqin dëshirat e konsumatorëve në fushën e pamjes së jashtme. Në qoftë se Windows 8 nxjerr në treg tabletat prej 4 inçësh, kjo nuk do të përbëjë asnjë problem. Prezantimi i parë i vërtetë i tabletës Windows 8 do të bëhet javën e ardhëshme në Computex Taipei me Acer, Toshiba & Asus, duke treguar modelet e tyre.

Sipas Bloomerang, kabina e Asus do të jetë ajo që duhet parë, pasi do të ketë një pajisje Windows 8 RT e bazuar në Tegra dhe në një tabletë Intel x86. Si për kontrast, Acer ka konfirmuar se demo e saj do të fuqizohet nga Intel, ndërkohë që Toshiba po përdor një Texas Instruments ARM çip. Do të jetë interesante të zbulosh nga vetë kompanitë shitëse për pjesët përbërëse dhe karakteristikat si: madhësia, pesha, si dhe jetëgjatësia e baterisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>