Harduer

Acer zbulon C7 Chromebook për vetëm 199 $

Nov 14 2012
0 Shpërndarje
Acer zbulon C7 Chromebook për vetëm 199 $

Lançimi i fundit në linjën Chromebook nga Samsung ishte tepër interesant, ndoshta edhe falë çmimit të ulët prej 250 $. Por, prisni derisa të shihni prodhimin e fundit nga Acer.

Çmimi është edhe më i ulët: 199 $ kushton C7 Chromebook. Ai ka ekran 11.6 inç (1,366 x 768), një HDD prej 320 GB, procesor nga Intel dhe 3.5 orë jetëgjatësi baterie – që është sa gjysma e Samsung-ut të bazuar në ARM.

Megjithatë, ia del të jetë më i hollë se një inç dhe ka një portë full-size për Ethernetin, plus 802.11a/b/g/n WiFi, tre porta USB 2.0 dhe dalje për HDMI dhe VGA.

Megjithatë, lidhja me internetin përmes kompanive telefonike nuk listohet si opsion.

C7 do të jetë i disponueshëm duke filluar nga dita e martë e kësaj jave. Midis karakteristikave të tjera përfshihen hapja në 18 sekonda, 100 GB hapësirë pa pagesë në Google Drive për dy vitet e para pas blerjes, kamera 1.3MP etj.

Procesori është Intel Celeron 847 (2MB L3 cache, 1.10GHz, DDR3 1333 MHz), 2GB kujtesë DDR3 dhe 3GB RAM. (PCWorld Albanian)

Tags >

acer
Lajmet e fundit>