Acer zbulon tabletët e rinj Android dhe hibrid të Windows

May 4 2013
0 Shpërndarje
Acer zbulon tabletët e rinj Android dhe hibrid të Windows

Acer të premten zbuloi laptopin Aspire R7, një kompjuter Windows me një dizajn hibrid unik.

Ekrani është i lidhur me tastierën ne një lidhje speciale që i lejon përdoruesit ta afrojnë ekranin për ta prekur. Kompania gjithashtu prezantoi një Ultrabook hybrid dhe një tablet Android.

Nyja e Aspire R7 quhet “Ezel” dhe i lejon përdoruesit ta afrojnë më shumë ekranin 15.6 inç, apo mund ta ndryshojnë në gjendjen e prezantimit për t’ia treguar ekranin dikujt në krahun tënd. Pjesa e prekjes është mbarapa tastierës. Nyja “Ezel” është solide, ajo mund të mbaj pozicionin e saj edhe gjatë operacioneve të zgjatura të prekjeve. Laptopi R7 do të kushtojë 999 $ dhe ka një procesor Intel, bërthamë i5

Acer gjithashtu nxori edhe P3 Ultrabook, një hibrid me bërthamë Intel që largohet nga tastiera për tu bërë një tabletë dhe një tablet Android 7.9 inç Iconia A1.

Iconia A1 peshon 410 g dhe ka një rezolucion 1024 x 768 dhe punon me Android 4.1 Jelly Beand. Vjen me një 1 ose 8 GB RAM. Iconia A1 do të dal në shitje në maj.

Ndërkohë që P3 Ultrabook karakterizohet nga një ekran 11.6 inç me një rezolucion 1366 x 768. Lidhet me tastierën nëpërmjet Bluetooth. (PCWorld Albanian)

Acer

Lajmet e fundit>