Lajmet

Acer Ferrari One – mini notebook me Windows 7

Dec 10 2009
0 Shpërndarje
Acer Ferrari One – mini notebook me Windows 7

Pas suksesit të padiskutueshëm të Aspire One si një ndër netbookët më ekonomikë dhe më të shitur në botë, Acer ka menduar të mbështesë shkallën e parë mbi netbookun – atë të minilaptopëve – me një tjetër emër të suksesshëm të cilin deri tani ia kishte kushtuar vetëm alternativave pak më të shtrenjta.

Peshon vetëm 1.5 Kg dhe me një monitor LED CineCrystal HD prej 11.6 inch, është e vështirë të etiketosh nëse po flasim për një netbook, laptop ultra të hollë apo çfardo tjetër. Një gjë është e sigurtë; Acer vazhdon me procesorët AMD në traditën e sajë Ferrari dhe procesori dual core Athlon 64 X2 L310 prej 1.2 GHz do të sigurojë performancë shumë më të bollshme se pjesa më e madhe e netbookëve.

SO-ja është Windows 7 Home Premium 64 bit në një hard disk SATA prej 250 GB dhe 5400 rpm. Platforma grafike gjithashtu është e kënaqshme dhe qëndron mbi netbook-un standart; në fakt kemi të bëjmë me një chipset M780G pajisur me ATI Mobility Radeon HD 3200 ndërsa RAM-i arrin deri në 4 GB DDR2 667 MHz.

Ferrari One FO200-1799 do të jetë i disponueshëm nga Acer dhe rishitësit e tjerë të kompanisë duke filluar nga $599. Kompania tani është përqëndruar në një fushatë përmirësimi të produkteve dhe imazhit të sajë duke qënë se tremujorin e tretë të këtij viti ka zënë dhe vendin e dytë në tregun e PC-ve duke mundur asgjë më pak por Dell dhe duke u bërë kompania e parë Aziatike në histori që vendoset në këtë pozicion.

Lajmet e fundit>