Lajmet

Activision dhe LucasArts rikthehen në E3

Feb 10 2009
0 Shpërndarje
Activision dhe LucasArts rikthehen në E3

Dje ESA lajmëroi një numër të ekzibicionistëve të cilët do të ndihmojnë në ngritjen e E3 2009, duke përfshirë edhe një numër kompanish të cilat më herët janë larguar tërësisht nga ESA dhe shfaqja tregtare e tyre. Dy prej rangut më të lartë janë Activision Blizzard dhe LucasArts të cilët janë nënshkruar për të marrë pjesë në E3 2009. Kompanitë tjera që janë larguar nga grupi tregtar (duke përfshirë NCsoft, Codemasters, Crave dhe id Software), momentalisht nuk janë renditur në listën e të pranishmëve. Lista e plotë e ekzibicionistëve përfshin më shumë se 70 kompani që shtrihen në të gjitha aspektet e industrisë, duke u nisur nga “Treshja e madhe” Sony, Microsoft dhe Nintendo, e deri tek prodhuesi i jostikave CH Products dhe prodhuesi i armës gjuajtëse, ZeroPlus.

E3 2009 do të mbahet me 2 – 4 qershor në Los Angeles Convention Center. Ueb faqja zyrtare e E3 përmban një listë të plotë të të pranishmëve, megjithëse pati mungesë të disa pjesëmarrësve që kanë konfirmuar praninë. Për më shumë vizitoni www.e3expo.com

 

Lajmet e fundit>