Softuer

Activision paralajmëron për Transformers: War for Cybertron

Dec 17 2009
0 Shpërndarje
Activision paralajmëron për Transformers: War for Cybertron

Gjatë ditës së sotme, Activision zyrtarisht ka njoftuar për Transformers: War for Cybertron, duke theksuar se loja do të ofrohet për platformat Xbox 360, Playstation 3, Wii, DS dhe PC, gjatë vitit 2010. Publicisti High Moon Studios është ngarkuar me detyrën për zhvillimin e lojës. Kjo studio është shumë e njohur përmes titullit të 2008-ës, përkatësisht “The Bourne Conspiracy” të Robert Ludlum, si dhe të titullit origjinal për Xbox dhe Playstation 2, Darkwatch në vitin 2005.

Activision po etiketon lojën më të fundit të sajë Transformers që do të jetë një ngjarje origjine dhe lojtarët do të udhëtojnë në planetin Cybertron ku Autbot-ët dhe Decepticon-ët janë në një luftë civile. Gjersa loja ka një ngjarje që zhvillohet para se të bëhet shpërndarja e Transformers-ave në Tokë, gejmerët gjithashtu do të shohin robotët duke u transformuar në formën e tyre origjinale Cybertronia-ne. Një video e paraqitur më poshtë tregon një Optimus Prime që i ofrohet më shumë karakterit origjinal të filmit të vizatuar, sesa Optimus Prime që është shfaqur në filmat e fundit në kinema.

War for Cybertron do të veçohet me dy mënyra të ndryshme origjinale për argëtim. Në të parën lojtarët do të përzgjedhin Autobot-ët e tyre heroik , që janë të paktë në numër dhe tentojnë  të shpëtojnë planetin. Kurse kampanja e dytë i fut lojtarët në anën destruktive, pra në grupin e Decepticon-ve. Përveç aksionit single-player, War for Cybertron do të veçohet edhe me luajtje të përbashkët online, si dhe me beteja kokë më kokë multiplayer.

Lajmet e fundit>