Biznes

Activision prish punët me Infinity Ward

Mar 3 2010
0 Shpërndarje
Activision prish punët me Infinity Ward

Një ditë pas lëvizjeve dramatike në Infinity Ward, Activision Blizzard ka shpalosur zyrtarisht planet e saja për nënshkrimin e studios në serinë Call of Duty. Siç është dyshuar, këto nuk do të përfshijnë presidentin e studios Jason West dhe shefin ekzekutiv Vince Zampella, që “nuk janë më me Infinity Ward”, është thënë në një deklaratë. Dy ekzekutiv botues të Activision, shefi i teknologjisë Seteve Pearce dhe udhëheqësi i prodhimit Steve Ackrich “do të udhëheqin Infinity Ward në një bazë interne”.

Në fakt, planet e Activision për Call of Duty në përgjithësi përjashtojnë studion që ka krijuar themelin për serinë FPS. Në një paralajmërim gjatë mbrëmjes së ditës së sotme, kompania ka thënë se është duke krijuar një biznes njësi masive të dedikuar tërësisht për të zgjeruar markën FPS (First Person Shooter). Megjithatë, përveç dy pakove me harta që janë paralajmëruar për Modern Warfare 2, paralajmërimi nuk përmend aspak Infinity Ward.

Në një deklaratë, kompania ka thënë se njësia e re do të “zgjerojë markën Call of Duty me të njëjtin fokusim siç është parë në njësinë e biznesit Blizzard Entertainment”. Kjo do të përfshijë një fokusim në margjina më të larta për përmbajtje digjitale online dhe do të avancojë brendin si markën udhëheqëse të argëtimit aksion në zona të reja, zhanre të reja dhe me modele të reja digjitale të biznesit”.

Siç është dyshuar, Call of Duty i radhës do të zhvillohet nga Treyardh dhe do të paraqitet më vonë gjatë këtij viti. Sipas thashethemeve të vitit të kaluar, ngjarja do të vendoset ose në Luftën e Ftohtë ose në Luftën e Vietnamit. Ndërsa asnjë detaj rreth lojës së re apo datës së paraqitjes nuk është bërë i ditur.

Por megjithatë Activision ka konfirmuar një thashetheme të gjatë se një lojë e dytë Call of Duty është në përpunim në një studio (jo Infinity Ward). Ajo studio është Sledgehammer Games, studio me bazë në San Francisco të cilën Activision e ka formuar vitin e kaluar duke marrë në punë dy zhvillues kyç të Dead SPace. Titulli i paemëruar pritet të paraqitet në vitin 2011.

E sikur të mos mjaftonin këto lajme, Activision gjithashtu ka konfirmuar se është duke lëvizur drejt dëshirës së CEO-së Bobby Kotick për të zgjeruar brendin Call of Duty në lojë masive multiplayer.

Lajmet e fundit>