Lajmet

Activision Prononcohet rreth Modern Warfare 2 PC

Nov 9 2009
0 Shpërndarje
Activision Prononcohet rreth Modern Warfare 2 PC

Pas lajmit se versioni përr PC i  Call of Duty: Modern Warfare 2 nuk do të ketë servera të dedikuar, komanda konsoli dhe shumë tipare të tjera që kanë karakterizuar versionin e parë, dhumë lojtarë PC-je nuk janë të kënaqur me këtë ofertë.

Shumë lojëtarë kanë anulluar porosinë e tyre në shenjë proteste për vendimet e marra nga Infinity Ward, por Activision, botuesi i asajë që do jetë një ndër titujt më të famshëm të këtij viti, nuk duhet shumë e shqëtësuar nga opinioni i përgjithshëm.

“Sigurisht që ne po e ndjekim me vëmendje këtë çështje dhe po e monitorojmë nga afër” tha presidenti i Activision  Mike Griffith në një intervistë “Por nuk jemi shumë të shqetësuar për këto fakte”

“Një ndër problemet me titujt tonë të mëparshëm për PC ka qënë përshtatshmëria e keqe me PC-në krahasuar me konsolin dhe ky i fundit ka peshuar më shumë në balancën e lojës online përsa i përket performancës në lojë” vazhdoi ai “Prandaj zgjidhja jonë, sado drastike të duket, përmirëson eksperiencën e përdoruesit dhe me avantazhet që sjell i tejkalon problemet”

Lajmet e fundit>