Lajmet

Activision shpenzon 500 milionë $ për të zhvilluar lojën Destiny

May 8 2014
0 Shpërndarje
Activision shpenzon 500 milionë $ për të zhvilluar lojën Destiny

14045981555_725bd8ac80_b.0_standard_640.0Activision Blizzard do të shpenzojë 500 milionë dollarë për të lëshuar lojën Destiny, që është loja fantastiko-shkencore nga studioja që qëndron prapa lojës Halo. Sipas CEO-s së Activision Blizzard, Bobby Kotick, i cili e zbuloi shumën në konferencën Milken në Los Angeles, numri përfshin edhe shpenzimet në zhvillim, si edhe shpenzimet për reklamim. Në vitin 2010, publikuesi nënshkroi një kontratë 10 vjeçare me zhvilluesin e lojës Destiny Bungie me shpresë që do ta bëjë lëshimin e lojës së ardhshme madhore .

“Nëse je duke vënë bast 500 milionë dollarë ju nuk mund ta merrni atë mundësi me IP-në e dikujt tjetër,” tha Kotick. “Investimet nga ne janë duke u rritur.” Buxhetet e video lojërave janë zakonisht të vrazhda, kështu që gjetja e një krahasimi të drejtpërdrejtë është gjë e vështirë, por buxheti i Destiny-t duket të jetë investimi më i madh i bërë ndonjëherë për një video lojë. Në vitin 2009 u raportua që Activision kishte shpenzuar 200 milionë dollarë për lëshimin e lojës Call of Duty: Modern Warfare 2. Grand Theft Auto V, që u lëshua gjatë vitit të kaluar, kushtoi më tepër se 280 milionë dollarë për t’u zhvilluar, por që për vetëm 3 ditë pasi doli në shitje, solli 1 miliardë dollarë fitime.

Derisa buxheti i Destiny-t duket të jetë shumë i madh për krahasim, Activision e sheh atë si një investim në atë që do të mund të ishte një degë që do të mund të qëndronte gjatë. Një zëdhënës i kompanisë tregoi për Reuters që 500 milionë dollarë janë një investim në “infrastrukturën e fuqishme të pasme… që duhet të reduktojë shpenzimet e ardhshme në zhvillimin e produktit.” Destiny është shtyrë për t’u lëshuar më 9 shtator, për PS3, PS4, Xbox 360 dhe Xbox One. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>