Softuer

Activision shet 3.3 milion lojëra Warcraft për 24 orë

Dec 13 2010
0 Shpërndarje
Activision shet 3.3 milion lojëra Warcraft për 24 orë

Në Nëntor të vitit 2008 një tjetër rekord u arrit nga Blizzard, krijuesja e WoW. World of Warcraft: Wrath of the Lich King arriti te shesë 2.8 milion njësi në një ditë të vetme.

Javën e kaluar doli në shitje shtesa më e re e World of Warcraft e quajtur Cataclysm. Sot Blizzard njoftoi se shitjet e kësaj shtese arritën 3.3 milion njësi në mbarë botën vetëm në 24 orët e para. Këto shitje janë kryer si nga pikat e shitjes ashtu edhe nga shkarkimet digjitale. Me shumë krenari, kompania aleate e Activision u shpreh se World of Warcraft: Cataclysm është  “loja për PC e shitur më shpejtë e të gjitha kohërave.”

Shtesa e tretë e serisë së WoW, sjell një mori me përmirësime dhe opsione të reja për MMO-në. Mes shumë e shumë të tjerave, shkëlqen rregullimi total i mjedisit të lojës. Azeroth është shkatërruar dhe banorët vendas janë ndryshuar në mënyrë drastike, duke e bërë atë të vjetër dhe një herë. Gjithashtu liveli maksimal që mund të arrish është shtuar. Ai tashmë është 85. Dy rraca të reja janë prezantuar , goblin dhe worgen.

Blizzard ka pasur një vit mjaft të suksesshëm. Në korrik, doli në treg Starcraft II: Wings of Liberty e prodhuar nga Irvine, studiot në Kaliforni. Shitjet e saj arritën 1.5 milion njësi në vetëm 48 orë dhe deri në fundin e shtatorit arriti ta rriste numrin e shitjeve deri në 3 milion njësi në mbarë botën.

Nuk ka akoma lajme mbi projektet e Blizzard për një shtesë të katërt edhe pse, duke parë shitjet e Cataclysm duket sikur shtesat për WoW nuk do të mbarojnë asnjëherë. Një rrjedhje informacioni nga studiot e Blizzard tregon se shtesa tjetër mund të dal në treg gjatë periudhës prill – qershor 2012. Deri atëherë, fansat e lojës MMO më popullore në botë duhet të kënaqen me të rejat e ofruara nga Cataclysm. /gameworld.al

Lajmet e fundit>