Analiza

Adaptimi i iOS 7 tashmë 74%, ja krahasimi me Android

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Adaptimi i iOS 7 tashmë 74%, ja krahasimi me Android

Kanë kaluar pothuajse 3 muaj që nga momenti që iOS 7 doli në qarkullim zyrtarisht dhe deri tani sistemi operativ ka arritur një normë adaptimi mjaft të kënaqshme nga përdoruesit e iPhone dhe iPad.

Sipas të dhënave të fundit të Apple App Store, 74% e pajisjeve me iOS funksionojnë tashmë me iOS 7. Nga muaji tetor bëhet fjalë për një përmirësim të shifrave me 10 pikë përqindjeje. Ndërkohë, 22% e pajisjeve të tjera me iOS operojnë me versionin 6, ndërsa pjesa e mbetur kanë softuerë më të vjetër.

Me pak fjalë, 96% e pajisjeve me iOS operojnë me dy prej sistemeve operative mobile më të fundit të Apple.

Shifra të tilla janë mjaft të rëndësishme nëse do të bënim një paralelizëm me të dhënat që vijnë nga konkurrenti më i fuqishëm, Androidi. Sipas Google, versioni më i fundit i Android-it, pra Android 4.4 ose ndryshe i njohur KitKat, ka një shifër adaptimi prej vetëm 1.1%. ndërkohë, Jelly Bean, versioni paraardhës, gjendet në 54.5% të pajisjeve, ndërsa 18.6% funksionojnë me Ice Cream Sandwich dhe 24.1% operojnë me Gingerbread, një sistem operativ që ka dalë në funksionim në shkurt 2011.

Por, nëse do të shohësh grafikët njëri pas tjetrit, ndryshimi është i dukshëm: Android është i fragmentuar ndërsa iOS jo. Me pak fjalë, nëse krijon një aplikacion për iOS, me një API mund të arrish pjesën më të madhe të tregut të përdoruesve.

Nëse zhvillon për Android, ka të paktën tre API të ndryshme të cilat duhet të marrësh në konsideratë për të arritur pjesën më të madhe të përdoruesve. Ky fakt është një avantazh mjaft konkurrues për Apple. (PCWorld Albanian)

KitKat_iOS7

Lajmet e fundit>