Harduer

Adaptuesi i Apple mban një ARM SoC, 256MB memorje dhe mund të jetë një dekoder i “AirPlay”

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Adaptuesi i Apple mban një ARM SoC, 256MB memorje dhe mund të jetë një dekoder i “AirPlay”

Apple adapter Adaptuesi i ri i Apple Lightning Digital AV ka një sistem në çipin brenda tij dhe mund të funksionojë si një marrës i AirPlay, sipas disa kërkimeve nga Panic Software.

Ata u detyruan të kërkonin dhe ta studionin adaptuesin e Apple gjatë kohës që punonin me një projekt tjetër që kërkonte punë në televizor.

Gjatë kohës që ata po punonin me të, vunë re çështje të perfomancës dhe të vonesës, që kryesisht janë raportuar në forume që kur adaptuesi i ri zëvendësoi versionin e vjetër.

Adaptuesi, thjesht vendoset në iPad dhe iPhone nga njëra anë edhe ofron një lidhës HDMI nga ana tjetër. Mbasi po kërkonin për problemin më në fund vendosën ta çanin njëra anë. Ajo cfarë ata zbuluan brenda ishte shumë interesante.

chipNjë ARM SoC me një modul memorje të ngjeshur 256MB Hynix, bashkë me një mori komponentësh të tjerë.

Brian Klug i Anandtech tha se mund të jetë një komponent tip AirPlay që dekodon një sinjal video të enkoduar të dërguar nëpër tela nga një iDevice.

Çfarë përdorin ata për ta enkoduar videon nuk është përcaktuar ende, por duhet të jetë e njëjta e përdorur për AirPlay, që dërgohet nëpërmjet USB-së.

Kjo histori interesante mund të gjendet në blogun e Panic Software. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>