Softuer

Adblock Plus për Chrome bllokon videot e reklamave

Sep 29 2011
0 Shpërndarje
Adblock Plus për Chrome bllokon videot e reklamave

Video bllokimi ende nuk është i mundshëm në versionin stabil të Adblock Plus, por ju mund ta merrni versionin testues për ta provuar. Përpara se ta instaloni, ju duhet të shkruani në shiritin e adresës chrome://flags dhe ta bëni enable flamurin “Experimental Extension APIs”. Pastaj shkoni poshtë faqes dhe shtypni “Relaunch Chrome”. Sapo ta keni rilëshuar, shtojca duhet normalisht të instalohet. Pasi që është në fazat testuese, shtojca nuk funksionon për çdo video lëshues – në fakt, për momentin, duket që funksionon vetëm në YouTube (Hulu, CBS, NBC dhe TV lëshuesit e tjerë ishin imunë). Shpresojmë, që, me rastin e daljes së versionit të ri, kjo shtojcë do të jetë në gjendje që të bllokojë video lëshues të tjerë.

Adblock Plus është falas për Google Chrome. Versioni për Firefox i Adblock Plus nuk e ka këtë veçori, por ju mund ta instaloni shtojcën Adblock Video për t’i bllokuar videot e vendosura brenda reklamave./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>