Lajmet

Adblock Plus zgjidh problemet që paraqiteshin në shfletuesin Safari

May 7 2014
0 Shpërndarje
Adblock Plus zgjidh problemet që paraqiteshin në shfletuesin Safari

SafariIconXShtojca mjaft e përdorur për shfletues e cila bën bllokimin e llojeve të shumta të reklamave në ueb, Adblock Plus, ka lëshuar një version më të mirë për shfletuesin Safari të Apple. Safari paraqiste disa probleme për Adblock Plus, që është zhvilluar nga kompania Eyeo në Gjermani, shkroi një zhvillues me emrin Sebastian Noack.

Mungesa e një API-je (ndërfaqe e programimit të aplikacionit) që bllokon kërkesat e ka bërë të pamundshme që të bëhet bllokimi i kërkesave që ishin nisur nga Flash Player i Adobe Systems, shkroi ai. “Ne më në fund gjetëm një zgjidhje për të bllokuar të gjitha reklamat, duke përfshirë ato që hapen menjëherë ose ato që paraqiten më pas, në të gjitha videot në YouTube,” shkroi Noack.

Po ashtu është bërë edhe zgjidhja e problemit që shkaktonte që opsionet e shfletuesit të rikthehen në gjendjen e cila ishte gjatë instalimit kur fshihen të dhënat e shfletuesit. Një tjetër ishte përfshirë me makinën JavaScript të Safari-t, që shkaktonte që shtojca të bllokonte përmbajtjen e çdo uebfaqeje. “Ne arritëm të punojmë rreth këtij problemi vetëm dje,” shkroi ai gjatë të martës. Lëshimi për Safari vjen pas një periudhe prej tre muajsh e gjysmë që kur u lëshua versioni testues beta. Kompania lëshoi po ashtu shtojca të përditësuara për Chrome dhe Opera.

Ndryshimet më të fundit në versionin për Safari tani e vendosin atë “kryesisht në nivelin e Adblock Plus për Chrome dhe Opera,” shkroi Noack. Janë disa kufizime kur bëhet fjalë për bllokim të dritareve që hapen dhe kërkesave të nisura nga Flash, por “shumica e këtyre janë kufizime në Safari që me shpresë do të adresohen në versionet e ardhshme të Safari-t,” shkroi Noack.

Ndërfaqja e përdoruesit për shtojcën për Safari është përgatitur po ashtu për paraqitjet Retina dhe mbështet 48 gjuhë. “Përfundimisht, ne tani kemi një NP (ndërfaqe përdoruesi) që tregon se sa reklama jeni duke i bllokuar në secilën faqe që e vizitoni, sasitë që i keni bllokuar që nga fillimi dhe ju ofron kontrollim të lehtë se çfarë dëshironi të bllokoni,” shkroi ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>