Harduer

Adhuruesit e Apple së shpejti mund të kenë në dorë iPhone Mini dhe iPad Mini 2

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Adhuruesit e Apple së shpejti mund të kenë në dorë iPhone Mini dhe iPad Mini 2

Muajt e fundit është përfolur së tepërmi një prej produkteve të ardhshme të Apple që supozohet të jetë iPhone Mini.

Shume prej fansave të produkteve Apple kanë qenë të etur për të mësuar ndonjë detaj më tepër në lidhje me pajisjen e re, megjithatë kompania vazhdon të qëndrojë e heshtur dhe refuzon të konfirmojë fjalët e përhapura derisa produkti të ketë përfunduar me sukses dhe të jetë gati.

Pavarësisht heshtjes së Apple, DigiTimes ka publikuar disa lajme interesante. Sipas saj Pegatron, kompania përgjegjëse për prodhimin e produkteve Apple ka porositur së fundmi disa mbështjellëse plastike që supozohet të jetë materiali bazë për prodhimin e iPhone Mini me çmim më ekonomik se iPhone-i tradicional.

Gjithashtu kompania ka porositur edhe shumë komponentë të tjera që do të përdoren për ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të iPad Mini.

Është mësuar se këto pjesë do t’i dorëzohen Pegatron muajin tjetër ndaj mund të themi se ndoshta gjatë muajit gusht do të fillojë hedhja në treg e këtyre dy produkteve të reja.

iPhone Mini pritet të ketë këto parametra:

– Monitor Retina 3.5 inç

– Procesor A5

– Kamera 5MP

– Mund të jetë i disponueshëm në disa ngjyra (PCWorld Albanin)

ipad 2 min

Lajmet e fundit>