Harduer

Adhuruesit përshëndesin lansimin e iPad në Nju Jork

Apr 3 2010
0 Shpërndarje
Adhuruesit përshëndesin lansimin e iPad në Nju Jork

Në dyqanin amë të Apple në Fifth Avenue në Nju Jork, punëtorët kishin një buzëqeshje të jashtëzakonshme në fytyrat e tyre në momentin kur blerësit u futën në dyqan në ora 9 të mëngjesit, e të cilët vetëm disa minuta më pas dolën me iPad-ët e parë në duar, një pajisje që llogaritet mes laptopit dhe celularit të mençur.

Ekspertët të teknologjisë nxituan që të fusin duart menjëherë për testime në këtë pajisje, duke copëtuar iPad-in për të renditur pjesët dhe punët e brendshme. Një kompani e quajtur iFixit, një specialist i pjesëve dhe riparimeve të Apple, shpalosi se iPad përmban çipa nga Samsung Electronics, Broadcom dhe Texas Instruments.

Turmat para dyqaneve filluan të ndërtohen gradualisht në fillim të ditës së premte, ku ka pasur blerës duke pritur në Nju Jork, Washington, Boston dhe San Francisco. Por linjat dukshëm ishin më të shkurtra sesa për iPhone në vitin 2007.

Rasti më kurioz ishte një blerës i quajtur Grecg Packer në Nju Jork që kishte pritur katër ditë me radhë për të blerë një pajisje të tillë, dhe gjatë kësaj kohe ai disi u bë një lloj personi i famshëm.

Megjithatë nëse konsumatorët janë treguar të kujdesshëm ata kanë mundur të para-porosisin pajisjen, duke evituar linjat e pritjes. Ata që e bënë këtë ishin të parët në radhë për të marrë pajisjen e tyre, apo kanë mundur edhe të presin në shtëpi dhe ajo do t’iu dërgohej me postë.

Analistët thonë se kompania mori disa qindra mijëra para-porosi, dhe shitjet parashikohet të renditen mes 4 deri në 7 milion në vitin e parë të pajisjes.

Apple iPad ka një ekran prej 9.7 inç. Me peshë prej 680 g, ai disi ka formën e një iPhone të madh dhe ka të njëjtin sistem operativ. Fillon me një çmim prej 499 dollarë për modelin Wi-Fi, dhe mund të kushtojë deri në 800 dollarë për versionin me 3G.

IPad është dizajnuar për përdorimin e medieve të shumta, duke përfshirë, lojëra, video, fotografi. e-libra dhe magazina.
Lansimi i ditës së shtunë vlen vetëm për SHBA dhe vetëm për modelin Wi-Fi.

Lajmet e fundit>