Lajmet

Adidas lançon orën inteligjente “miCoach Smart Run”

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Adidas lançon orën inteligjente “miCoach Smart Run”

glp_masthead

Firma e njohur gjermane e veshjeve sportive ka bërë debutimin e saj më të fundit, kësaj here në fushën e orëve inteligjente. Ajo sapo ka hedhur në treg për 24.999Rs “miCoach Smart Run”, ora që do të monitorojë rrahjet e zemrës dhe do të luajë muzikë.

Ky produkt, i cili do të jetë ekskluzivisht në shitje në faqen zyrtare të Adidas, do t’iu lejojë përdoruesve që të matin dhe largësitë që përshkojnë me anë të GPS Map.

“Nuk janë të nevojshëm telat apo sensorë të tjerë në këtë orë inteligjente. Smart Run do të përdorë teknologjinë optike për të matur rrahjet e zemrës, një akselometër për numërimin e hapave tuaj dhe GPS për të matur largësi apo shpejtësi”, u shpreh zëdhënësi i Adidas gjatë një konference për shtyp.

Ora do të jetë e pajisur me një ekran shumëngjyrësh 1,45 inç dhe një MP3 Player me Bluetooth për të dëgjuar muzikë.

Adidas aktualisht e ofron aplikacionin “miCoach” për smartfonë, por nuk u mjaftua me aq dhe krijoi pajisjen inteligjente që vishet.

Kohët e fundit kjo fushë ka pësuar një “brom” duke u pasuruar nga orët inteligjente të Samsung, Motorola, Apple, LG e së fundmi Adidas. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>