Lajmet

Adidas po krijon një aplikacion për dizajnimin e këpuceve

May 23 2014
0 Shpërndarje
Adidas po krijon një aplikacion për dizajnimin e këpuceve

140520162904-adidas-custom-sneakers-story-topKompania e mirënjohur e prodhimit dhe shitjes së atleteve, Adidas ka deklaruar se po merret me krijimin e një aplikacioni që do t`u lejojë përdoruesve të saj të dizajnojnë atlete ose këpucë sipas dëshirës së tyre.

Programi është shumë i thjeshtë në përdorim pasi çdo person mund të dizajnojë një pale atlete në çast, qoftë edhe vetëm nëpërmjet një fotoje që mund të kenë në rrjetet sociale. Ky aplikacion do të jetë prezent në App Store të iPhone dhe Android në gusht të këtij viti.

Kjo nisme e Adidas është mirëpritur nga klientët e kompanisë. Me lançimin e këtij aplikacioni çdokush mund të ketë atlete, për të cilat i merr vete meritat e dizajnimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>