Lajmet

Administrata Trump pranë ndalimit të produkteve të Kaspersky në SHBA

Jul 11 2017
0 Shpërndarje
Kaspersky Lab tërhoqi vëmendjen e medias vitet e fundit pas spekulimeve se firma e sigurisë bashkëpunon ngushtë me agjencitë Ruse të inteligjencës. Administrata Trump pranë ndalimit të produkteve të Kaspersky në SHBA

Administrata Trump pritet të lëshojë një urdhër me të cilin ndalon përdorimin e një softueri sigurie zhvilluar nga firmë e sigurisë kibernetike me zyra qëndrore në Rusi.

Bëhet fjalë për Kaspersky Lab, një kompani globale me seli në Moskë dhe traditë disa vjeçare të zhvillimit të softuerëve të sigurisë për kompjutera dhe telefonë.

Kaspersky Lab tërhoqi vëmendjen e medias vitet e fundit pas spekulimeve se firma e sigurisë bashkëpunon ngushtë me agjencitë Ruse të inteligjencës.

Themeluesi i firmës, Eugene Kaspersky, është trajnuar në një nga shkollat e KGB-së dhe ka punuar në Institutin Shkencor të Moskës gjatë udhëheqjes Sovjetike.

Edhe pse ka patur hetime nga ana e FBI-së, agjencitë Amerikane të sigurisë e kanë pasur të pamundur që gjejnë prova të cilat vërtetojnë lidhjet e Kaspersky me inteligjencën Ruse.

Sipas ABC News, Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka rishikuar prej javësh mundësinë e ndalimit të produkteve të Kaspersky në SHBA.

Firma prodhon softuerë sigurie dhe antivirusë për 400 milion përdorues në mbarë botën dhe ka operacione në 200 shtete. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>