Harduer

ADN një opsion për ruajtjen e të dhënave

Feb 12 2013
0 Shpërndarje
ADN një opsion për ruajtjen e të dhënave

Kërkuesit kanë gjetur një mënyrë për të ruajtur të dhënat në formën e ADN dhe ti ripërdorin pa gabime.

Kërkuesit, nga Institutu Europian i Bioinformatikës (EMBL-EBI) në Hinxton të Anglisë, pretendojnë se kanë përdorur këtë metodë për të ruajtur një version mp3 të fjalimit të Martin Luter King Jr “Unë kam një ëndërr”(I have a dream) së bashku me një foto .jpg dhe disa skedarë teksti.

Kërkimi i tyre u publikua në gazetën Nature në fund të janarit.

“Ne e dimë që ADN është një mënyrë e mirë për të ruajtur informacion sepse ne mund të xjerrim informacione nga kockat e mamuthëve të lashtë, të cilët datojnë para mijra vjetësh dhe kanë kuptim,” tha Nick Goldman, bashk autori i studimit të EMBL-EBI. ”Është tmerrësisht e vogël, e dendur, nuk ka nevojë për energji ruajtëse, transportimi dhe mbajtja janë të thjeshtë”.

Vjeshtën e kaluar edhe kërkuesit e Universitetit të Harvardit ruajtën 70 miliardë kopje të një libri të formatuar HTML në një kod binar ADN. Diferenca midis dy studimeve është se EMBL-EBI shpikën një kod për korrigjimin e gabimeve i cili “është përshtatur për tipe gabimesh” që bëhen gjatë shkrimit edhe leximit në ADN, tha Goldman.

Goldman dhe bashk-autori Ewan Birny, një nga drejtuesit e EMBL-EBI, vendosën të krijojnë këtë kod që i kapërcen të dy problemet. Metoda e re kërkon sintentizimin e ADN nga informacion i koduar.

Laboratori punoi me teknologjinë Agilent në Santa Clara, Calif, një bërës i instrumentave të matjes si “oscilloscopes”, për të transmetuar të dhënat edhe kodimin në ADN. Agilent sintentizon qindra-mijëra pjesë të ADN për të prezantuar të dhëna, dhe e dërgon monstrën tek EMBL-EBI. Atje, kërkuesit janë të aftë të dëshifrojnë informacionin.

Grupi i Goldman analizoi kostot e efektivitetit të teknologjisë dhe sygjeroi që tani për tani, përdorimi i ADN si një medium ruajtjeje i përshtatet qëllimeve për arkivimin e informacionit, si ruajtja e fotove dhe videove personale. (PCWorld Albanian)

ADN Storage

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>