Lajmet

Adobe arnon dobësitë kritike në Flash Player dhe ColdFusion

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
Adobe arnon dobësitë kritike në Flash Player dhe ColdFusion

coldfusion-100021855-largeAdobe Systems lëshoi përditësimet e sigurisë për Flash Player, AIR dhe ColdFusion për të arnuar dobësitë kritike që mund t’iu mundësonin sulmuesve që të merrnin kontrollin e sistemeve të prekura ose të lexonin informacione nga serverët pa autorizim.

Përditësimet për Flash Player dhe Adobe Air, që është një runtime për aplikacione të pasura në internet me mbështetje për Flash-in, arnon dy dobësi që korruptojnë memorien që do të mund të çonin në ekzekutim nga larg të kodit.

Adobe rekomandon që përdoruesit të përditësojnë programin dhe të kalojnë në versionin 11.9.900.152 të Flash Player-it për Windows dhe Mac dhe versionin 11.2.202.327 për Linux. Versioni i Flash Player-it që vinte së bashku me Google Chrome, Internet Explorer 10 në Windows 8 dhe Internet Explorer 11 në Windows 8.1 do të përditësohen automatikisht përgjatë mekanizmave të përditësimit të atyre shfletuesve, tha ndërmarrja në një këshillimore.

Përdoruesit në Windows, Mac dhe Android të Adobe Air dhe Adobe AIR SDK (platforma për zhvillim të softuerëve) duhet të përditësohet në versionin 3.9.0.1210 të atyre programeve.

Adobe lëshoi gjithashtu disa arnime për versionet 10, 9.0.2, 9.0.1 dhe 9.0 të serverit të vet të aplikacioneve, ColdFusion. Ato arnime adresojnë një dobësi kritike që mund të mundësonte që sulmuesit nga larg dhe të paautorizuar të lexonin informacione nga një server i dobët dhe të pasqyronte një skripte përgjatë faqeve XSS të pasqyruar shfrytëzimi i së cilës kërkon verifikim.

Serverët e ColdFusion kanë qenë cak i sulmeve edhe në të kaluarën. Në muajin janar, Adobe paralajmëroi konsumatorët që sulmuesit ishin duke shfrytëzuar vrima të paarnuara në ColdFusion dhe në muajin prill hakerët kishin arritur që të futen në serverët e menaxhimit dhe bazave të të dhënave të konsumatorëve të Linode, që është ndërmarrje për hostim të serverëve privatë virtualë, duke shfrytëzuar një dobësi e cila njihej më parë, ColdFusion. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>