Lajmet

Adobe dhuron softuerë me vlerë 300 milionë $ për programin e edukimit në teknologji

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
Adobe dhuron softuerë me vlerë 300 milionë $ për programin e edukimit në teknologji

adobe_large_verge_medium_landscapeAdobe i është bashkuar nismës ConnectED të presidentit amerikan Obama për të ndihmuar në përmirësimin e edukimit për teknologji në shkollat në SHBA.

Kompania planifikon të kontribuojë me softuerë në vlerë prej 300 milionë dollarë për mësuesit dhe studentët, duke përfshirë Photoshop Elements, Premiere Elements, Captivate dhe madje edhe EchoSign, me të cilat gjëra Adobe shpreson të përmirësojë proceset administrative të shkollave.

“Ne besojmë në fuqinë e krijimit të mediave si një mënyrë për rininë për të shprehur kreativitetin e tyre dhe ndërtimin e shkathtësive të tyre për suksesin në të ardhmen,” thotë CEO i Adobe, Shantanu Narayen. Kompania po ashtu i është përkushtuar ofrimit të burimeve për edukatorët përgjatë SHBA-së.

ConnectED tani ka sjell mbi 1 miliard dollarë donacione nga bizneset e teknologjisë; Apple, Microsoft dhe disa bartës mobilë të SHBA-së tashmë kanë premtuar përkrahje për nismën. Adobe nuk është e vetmja kompani që i bashkohet kësaj nisme.

Prei, që është një nismë prapa softuerit për prezantime të bazuara në cloud, do të ofrojë licenca në vlerë prej 100 milionë dollarësh që do të shkojnë tek “qindra mijëra” shkolla të mesme dhe institucione të tjera edukative. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>