Lajmet

Adobe do të sjellë aplikacionin Photoshop Chrome OS

Oct 2 2014
0 Shpërndarje
Adobe do të sjellë aplikacionin Photoshop Chrome OS

photoshop-on-chromebooks-1Kompania Google ka deklaruar se do të bashkëpunojë me kompaninë Adobe për të sjellë shërbimet e saj në platformën Chrome OS. Aplikacioni i parë që do të jetë në dispozicion është aplikacioni popullor për modifikimin e fotove, Photoshop, i cili do të vijë së shpejti edhe me më shumë opsione dhe cilësi të reja. Dosjet e aplikacionit Photoshop do të ruhen në Creative Cloud, ndërsa të dhënat individuale ruhen në Google Drive.

Ja disa nga veçoritë që Adobe ka listuar:

-Cilësi dhe opsione të reja: Përdorim falas të opsioneve dhe cilësive të reja që do ti shtohen aplikacionit.

-Përdorim të aplikacionit nga çdo pajisje Windows me një shfletues Chrome ose nga një Chromebook.

-Mjetet e të mësuarit: Përdorim me anë të aplikacioneve për mësim si Education Exchange dhe panelet e të mësuarit të quajtur ‘Mëso Tani’.

Këto shërbime fillimisht do të jenë në dispozicion tek konsumatorët amerikanë për qëllime edukative së bashku me një abonim në Creative Cloud. Përdoruesit mund të aplikojnë për fazën beta nga faqja ueb e kompanisë Adobe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>