Softuer

Adobe Flash 10.1 paraqitet për Android

Jun 22 2010
0 Shpërndarje
Adobe Flash 10.1 paraqitet për Android

Paraqitja në fjalë ka si synim pajisjet që punojnë mbi Android 2.2 dhe si i tillë do të punojë vetëm me Nexus One të Google. Megjithatë, kjo kompani ka konfirmuar se përditësimet në Android 2.2 të disa pajisjeve tjera do të përkrahin gjithashtu Flash-in, e ato janë Dell Streak, Motorola Droid dhe Milestone, HTC Desire, Droid Incredible dhe Evo 4G, dhe Samsung Galaxy S.

Kompania gjithashtu ka theksuar se ka punuar në paraqitjen për platforma dhe ka bërë të ditur se ka dërguar Flash 10.1 për prodhues të harduerit dhe softuerit për BlackBerry OS, LiMo, MeeGo, Symbian, webOS dhe Windows Phone 7, por nuk ka theksuar se kur do të paraqiten ato. Ajo vetëm ka thënë se paraqitjet do të bëhen përmes internetit dhe në versione të parainstaluara gjatë muajve në vazhdim.

Por pavarësisht të gjithave, lansimi për platformat mobile, paraqet mundësinë e parë për Adobe që ka premtuar Flash për platformat mobile, të cilat kanë përjetuar shtyrje të vazdhueshme me muaj të tërë.

Flash 10.1 ka disa përmirësime në vete, të cilat reduktojnë tejngrohjen e celularëve dhe tabletëve; shtojca paraqitet vetëm kur ka përmbajtje Flash në një faqe, fiket kur ndërrohet detyra dhe më pas në mënyrë automatike mund të ndaj përdorim të memories apo procesorit për përmbjajte, të cilës nuk po i mjafton fuqia.

Apple në anën tjetër ishte më i zhurmshmi për të kundërshtuar këto veçori, duke theksuar se ato nuk janë të mjaftueshme për ta bërë këtë softuer efektiv. Kjo duket se edhe është vërtetuar në testime, pasi që një beta e Android 2.2 është renditur si platforma më e ngadaltë për shfletim të uebit, megjithëse përmes proceosrit dhe sistemit operativ, ai do të ishte një prej më të shpejtëve në treg.

Lajmet e fundit>