Lajmet

Adobe “dorëzon” Flash në 2020-ën

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Adobe bleu Macromedia në 2005-ën dhe ribrandoi përsëri në Adobe Flash. Por pse ka vendosur Adobe të vrasë Flash? Adobe “dorëzon” Flash në 2020-ën

Flash do të shuhet pas tre vitesh. Adobe lajmëroi ditën e sotme se nuk do të përditësojë e as shpërndajë më Flash Player pas 2020-ës duke inkurajuar krijuesit e përmbajtjeve të kalojnë në formatet me burim të hapur.

Apple, Facebook, Google, Microsoft dhe Mozilla prej kohësh kanë bërë të ditura planet e tyre për të vrarë Adobe Flash.

Flash është një softuer multimedial përdorur për animacione, ueb aplikacione, aplikacione desktop, mobile, lojëra si dhe është përdorur për të transmetuar video dhe audio.

Mund të shfaqë tekst, vektorë grafikë dhe grafika 2D e 3D. Historia e Flash fillon nga Nëntori i 1996-ës kur Macromedia bleu një kompani të vogël quajtur FutureSplash. Macromedia ribrandoi kompaninë duke e quajtur Macromedia Flash 1.0.

Adobe bleu Macromedia në 2005-ën dhe ribrandoi përsëri në Adobe Flash. Por pse ka vendosur Adobe të vrasë Flash?

Kompania argumenton se standartet e hapura si HTML5, WebGL dhe WebAssembly janë maturuar mjaftueshëm në vitet e fundit dhe kanë fituar shumë funksione të shtojcave si Adobe Flash i cili tashmë duhet të hapë rrugën.

Sot shumica e shfletuesve kanë integruar këtë funksione të ofruara më parë nga shtojcat. Tre vite janë të mjaftueshme për ti thënë lamtumirën njëherë e mirë një teknologjie impakti i së cilës nuk mund të mohohet, por mund të zëvendësohet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>